Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësorët – një grua shtatzënë

10:00 | 7 Prill 2018
V. S.

Aksident i rëndë në Kodër të Trimave, vetura ka dalë nga korsia dhe ka goditur këmbësorët në stacion – njëra nga të aksidentuarat ishte grua shtatzënë

Një aksident sapo ka ndodhur në Kodrën e Trimave në Prishtinë ku vetura ka dalë nga korsia. Kështu thonë për Express dëshmitarët e rastit. Vetura goditi këmbësorët që ishin në stacion.

Sipas dëshmitarëve të rastit, tre këmbësorë që ishin në stacion u lënduan dhe njëra nga ta ishte grua shtatzënë.

Këmbësorët besohet se janë dy meshkuj dhe gruaja shtatzënë.

Aksidenti ka ndodhur 100 metra larg stacionit nr.3 të Policisë së Kosovës në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Sipas fotografive, policia dhe dy automjete të ambulancës janë në vendin e ngjarjes./gazeta express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme