AGK dënon arrestimin e kameramanit Selitaj, kërkon lirimin e menjëhershëm

12:28 | 3 Shkurt 2022
A Z

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar arrestimin e kameramanit Albion Selitaj, gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në zyret e “AgroKosova Holding”.

AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.

Reagimi i plotë:

AGK-ja dënon arrestimin e kameramanit, Albion Selitaj – kërkon lirimin e menjëhershëm

Policia e ka arrestuar sot në Suharekë kamermanin e agjenicsë së lajmeve, Ekonomia Online, Albion Selitaj, në kohën që ai po bënte detyrëm e tij, duke raportuar nga aksioni i Policisë në NBI “Suhareka”.

AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.

AGK-ja pret nga Policia e Kosovës që në vend se të pengojë, të mundësojë kushte për raportim të punëtorëve medial në ngjarje të tilla./arbresh.info/

LEXO EDHE

Arrestohet një kameraman derisa po xhironte aksionin e policisë në Suharekë – Arbresh.info

Të ngjashme