Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi priti sot në takim delegacionin nga Çekia, të kryesuar nga nënkryetari i Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Tomáš Czernin dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Siguri, Pavel Fischer.
Sipas ministrisë, në këtë takim u diskutua për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, projektet e përbashkëta në mes Kosovës dhe Çekisë, si dhe mundësinë e përfitimit nga përvoja çeke për avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, shkruan Arbresh.info.
Zëvendësministrja Gashi falënderoi përfaqësuesit e Çekisë për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për Kosovën, veçanërisht angazhimin për procesin anëtarësimit në Këshillin e Evropës, procesin e liberalizimit të vizave si dhe mbështetjen e pakursyer në rrugëtimin e vendit drejtë anëtarësimit në mekanizmat tjerë ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, Czernin dhe Fischer vlerësuan progresin që Kosova ka arritur gjatë viteve të fundit, konsolidimin e demokracisë, forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Po ashtu u vlerësua fakti që Kosova ka qëndruar përkrah vendeve demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë.
Në mbyllje të takimit, palët u pajtuan për thellim të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, tregtisë, kulturës, sigurisë si dhe sfera të tjera me interes të përbashkët./Arbresh.info/
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe