Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç lidhur me situatën politike në rajon dhe Bosnjë e Hercegovinë (BeH) tha se “Paqen duhet ta ruajmë të gjithë së bashku, askush nuk dëshiron luftë”.
Në një intervistë për “Pink TV”, Vuçiç tha se ka frikë nga qasjet e njëanshme të të huajve lidhur me situatën në BeH. “Më e rëndësishmja është që ne të përmbushim përgjegjësinë tonë rreth situatës. Kemi mundësinë për të përparuar dhe për t’u zhvilluar së bashku, nuk duhet ta humbasim këtë mundësi”, theksoi Vuçiç.
Duke i bërë thirrje presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për autostradën, ndërtimi i të cilës vazhdon mes kryeqytetit të BeH-së, Sarajevë dhe kryeqytetit të Serbisë, Beograd, Vuçiç tha më tej:
“Pjesa e autostradës në Serbi u ndërtua. Në bisedën tonë me presidentin Erdoğan pyeta nëse do të ndërtohet apo jo pjesa e projektit për Bosnjë e Hercegovinën. Për këtë arsye vizita ime në Ankara ishte e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve lidhur me Sarajevën. Kjo, është një prej çështjeve që do të diskutohet në samitin trepalësh që do të mbahet pas zgjedhjeve në Serbi”, tha Vuçiç.
“As boshnjakët, as kroatët dhe as serbët nuk dëshirojnë luftë. Paqen duhet ta ruajmë të gjithë së bashku, askush nuk dëshiron luftë”, tha presidenti serb.
“Dëshiroj të përmend edhe diskutimet për armët me tytë të gjata të policëve që zhvilluan paradën gjatë festimeve të ‘9 Janarit – Ditës së Republikës Sërpska’ që entiteti i Republikës Sërpska në BeH zhvilloi pavarësisht se është e ndaluar nga Gjykata Kushtetuese e BeH-së. Më vjen keq, por aq armë ka në çdo fshat në BeH dhe Serbi. Edhe në vende të tjera kjo është kështu”, deklaroi Vuçiç.
Më tej ai theksoi se edhe kërcënimet dhe veprimet kundër boshnjakëve në qytetin Priboj të Serbisë nuk duhet të përsëriten më kurrë./AA/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër