Google ADS

Vrasje në tentativë në Prizren, dorëzohen në polici dy të dyshuarit

18:40 | 31 Mars 2024
E.G

Mbrëmë me datë rreth orës 22:40 është raportuar per gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gani Saramati” në Prizren.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, viktima e rastit ka raportuar se der isa ka qenë në automjet në lëvizje njëri nga dy të dyshuar të njohur për viktimën nga automjeti i tyre I cili ishte gjithashtu në lëvizje, ka nxjerrë armën- pistolet dhe ka shtënë në drejtim të automjetit të tij.

Mbrëmë me datë 30.03.2924, rreth orës 22:40 është raportuar per gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gani Saramati” në Prizren. Viktima e rastit(A.K. d.l.1995 nga Korisha) është paraqitë në stacionin Policor të Prizrenit. Ai ka raportuar se deri sa ka qenë në automjet në lëvizje njëri nga dy të dyshuar të njohur për viktimën nga automjeti I tyre I cili ishte gjithashtu në lëvizje, ka nxjerrë armën- pistolet dhe ka shtënë në drejtim të automjetit të tij. “

Bytyqi bën të ditur se nga të shtënat askush nuk ka marr lëndime.

Më tej ai njoftoi se policia ka inicuar rastin si “vrasje në tentativë” duke shtuar se është bastisur shtëpia e të dyshuarve.

“Policia pasi ka mbledhë provat dhe dëshmit e mundshme, në konsultim me prokurorin e shtetit kanë filluar hetimet për rast të klasifikuar si “Vrasje në tentativë”. Policia i ka kërkuar të dyshuarit në shtëpinë e tyre në Prizren,por ata janë larguar dhe nu është ditur vendqëndrimi i tyre. Gjithashtu me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisë shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjet asgjë e dyshimt apo e ndaluar me ligj.”, ka njoftuar ai.

Të dyshuarit janë dorëzuar në policii sot ndërkaq arma e përdorur është gjetur dhe sekuestruar.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kan vazhduar me hetimimin e rastit dhe pasi që kan ra në kontakt me të dyshuarit, ata sot me datë 31.03.2024 rreth orës 13:00 janë dorëzuar në polici, gjithashtu edhe arma-pistoleta e përodrur është gjet dhe sekuestruar.”

Bytyqi njofton  se pas intervistimit në prezencën e avokatëve mbrojtës të dy të dyshuarve me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë./Arbresh.info/

Të ngjashme