Një person ka vdekur, pasi një automjete udhëtarësh ishte përfshirë nga zjarri, në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush.
Sipas policisë rajonale në Ferizaj, rasti ka ndodhur rreth orës 17:40.
“Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë , në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhetareve me targa vendore është perfshirë nga flaka. Për pasoje një person ka humbur jetën që ishte në automjet . Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekësorë. Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të
Ferizajt i ka nisur hetimet”, ka thënë për arbresh.info, Kanun Veseli zëdhënës i PK-së./arbresh.info/
Prishtina shënon fitoren e parë në elitën e basketbollit kos...
Scholz: E përsëris, nuk do të furnizoj Ukrainën me raketa ‘T...
Osmani flet për qëndrueshmërinë e grave në luftë dhe progres...
Dy golëshi i Zhegrovës i pamjaftueshëm për të marr fitoren L...
Porsche me motorin elektrik të Teslas
Conrad: Partneriteti me Kosovën, dëshmi e miqësisë së qëndru...