Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të përfaqësuar nga Mefail Bajqinovci dhe Enver Dugolli kanë mbajtur konferencë për media.
Në fjalën e tij, Dugolli ka thënë se opozita po tenton të diktojë apo shantazhojë grupin parlamentar të VV-së për shkarkimin e Mimoza Kusari-Lilës, shkruan Arbresh.info.
“Tentimi për të diktuar apo shantazhuar Grupin tonë Parlamentar për shkarkimin e zonjës Mimoza Kusari-Lila si shefe e grupit tonë parlamentar si kompensim i pjesëmarrjes në seanca dhe votime eventuale në këtë legjislaturë është absurd të cilin ne nuk e pranojmë”, ka thënë Dugolli.
Ai tha se nuk “përzihen” në përzgjedhjen e grupeve të tyre parlamentare duke shtuar se nuk pranojnë kushtëzime të tilla.
“Si rrjedhojë ne nuk marrim pjesë në asnjë lloj seancë dhe as inciative që vijnë nga ana e tyre derisa ata nuk reflektojnë dhe shmangin këtë formë imponimi që gjithsesi nuk kalon”, ka thënë ai.
Ndërsa arsyeja e dytë për mospjesëmarrjen e mazhorancës në seancën e jashtëzakonshme, sipas Dugollit është
“Në fillim javë të tetorit të këtij viti, me kërkesë të opozitës në mënyrë unanime, prat ë gjithë anëtarët e komisionit për siguri dhe Mbrojtje ku shumica jemi ne të pozitës e përkrahëm kërkesën e tyre që të ftojmë ministrin Ejup Maqedonci në raportim i cili raportoi pikërisht për çështjen e ngritur në seancë. Me datë 8 tetor 2024”, tha ai.
Deputeti i VV-së thotë se ministri Maqedonci iu përgjigj të gjitha pyetjeve lidhur me këto çështje.
Sipas tij, kërkesat e opozitës për seancë të jashtëzakonshme janë seri e dezinformatave që synojnë keqinformimin e qytetarit.
Ai theksoi se kjo po bëhet me qëllim të dobësojë rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila siç tha Dugolli ka bërë një progres./Arbresh.info/
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të trajtuar problemin e furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Seanca e cila është thirrur me kërkesë të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pritet të nis në orën 12:00, shkruan Arbresh.info.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se do të propozohet një rezolutë e thjeshtë që obligon Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të zgjidhin urgjentisht çështjen e furnizimit me ushqim dhe pajisje të tjera të nevojshme për ushtrinë./Arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...