Policia e Kosovës ka njoftuar se janë vetëdorëzuar në polici sot dy të dyshuarit Hajdin Likaj dhe Hajdar Likaj, nën dyshimin për vrasjen në tentative që ndodhi më 22 maj në Prizren.
Sipas njoftimit, gashtë të dyshuarit u shpallën në kërkim duke iu publikuar edhe fotografitë, shkruan Arbresh.info.
Sipas Policisë, ata kërkoheshin për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i rëndë trupore”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”, e cila ka ndodhë më 22 maj 2024 në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit.
“Pas publikimit te fotove, të dyshuarit sot me datë: 03.06.2024 rreth orës 14:40 janë vete dorëzua ne sektorin e hetimeve rajonale ne Prizren.1. Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971, , Fshati Krajk komuna e Prizrenit 2. Hajdar Abedin LIKAJ 22.07.1981, Fshati Krajk komuna e Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera thuhet se gjatë hetimit të rastit në cilësinë e provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole (pistoletë revolver) me mbishkrim 357 MAGNUM, me numër serik 72032 dhe dy fishekë kalibër i panjohur , për te cilën dyshohet se është përdorur.
Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar.
Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 orë.
Rasti është nen hetime!/Arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...