Një incident me fatalitet ndodhi të shtunën mbrëma në një pompë të benzinës në Luzern të Zvicërs.
Rreth orës 19:30 mbrëmë, policia mori informatë për një incident në një pompë të benzinës, ku pas një përleshje mes disa personave, një 20-vjeçar nga Kosova mbeti i vdekur, shkruan 20minuten.
Policia e kantonit të Luzernit konfirmojë incidentin në të cilin ka vdekur një person. Sipas policisë, të dy grupet sulmuan njëri-tjetrin në parkun industrial Schäracher në Geuensee.
Sipas gjetjeve të para të policisë, në konflikt janë përdorur edhe objekte të ndryshme. Një 20-vjeçar kosovar mbet i vdekur në këtë përleshje ndërsa disa persona të tjerë u dërguan në spitale, disa me lëndime të rënda, përcjell Reporteri.
Në këtë përleshje ishin të përfshirë disa persona nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Ndërsa rasti është ende nën hetime.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...