Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqiperia, Gani Imerit.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se Ganiu dhe familja e tij dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“I trishtë lajmi për vdekjen e ish-Komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri. Para, gjatë dhe pas luftës, Ganiu dhe familja e tij Imeri nga Dumnica e Epërme, dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi.
“Ai vinte nga një familje atdhetare – dhe një të tillë la mbrapa. Vepra dhe jeta e tij do të jenë frymëzim dhe shembull për gjeneratat që la pas. Ngushëllimet më të thella familjes Imeri, bashkëluftëtarëve të tij, miqve dhe gjithë qytetarëve të Vushtrrisë”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...