Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim shefen e re të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.
Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi suksese e mirëseardhje në Kosovë Vashchenko, duke shprehur dhe gatishmërinë e vullnetin për bashkëpunim sa më produktiv dhe efektiv.
Palët biseduan mbi potencialin zhvillimor të Kosovës dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe shpërndarjes së barabartë të rritjes ekonomike drejt qytetarëve. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Qeveria po mbështet maksimalisht objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe po angazhohet në hartimin e politikave dhe skemave sa më të targetuara për grupe të ndryshme shoqërore.
Nga ana e saj, Vashchenko tha se ndihet e lumtur për marrjen e detyrës dhe se tashmë po zhvillon raunde të vizitave me udhëheqës të institucioneve vendore.
Ajo e vlerësoi pozitivisht rëndësinë që Qeveria i ka dhënë arsimit në kuadër të Planit të Rritjes dhe shtoi se zyra e UNICEF-it qëndron në përkrahje të plotë dhe e gatshme të asistojë në iniciativat e Qeverisë.
Gjithashtu, përgëzoi Kosovën për zhvillimin së fundmi të procesit të regjistrimit të popullsisë, në bazë të efikasitetit dhe përpunimit të shpejtë të të dhënave.
Bislimi e falënderoi shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko për bisedën e frytshme dhe idetë e shkëmbyera./Arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës