Google ADS

Ulutash dhe zyrtari i lartë i NATO-s flasin për dialogun Kosovë-Serbi

18:33 | 19 Gusht 2024
E.G

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş është takuar me Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë, ambasadorin Boris Ruge, në selinë e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

Sipas njoftimit, në takim u bisedua edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ata shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë tendencat më të fundit të sigurisë, aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe mbështetjen e tij për dialogun e ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Arbresh.info/

Të ngjashme