Kuvendi Komunës së Prishtinës e ka shpall “Qytetar Nderi” ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë së Kosova do ta kujtojë përgjithmonë, ndihmën e ish-kryeminsitrit Blair, e përveç kësaj edhe do ta nderojë çdo herë.
“Dua të ndaj një pjesë të shkurtë të historisë sime kur kam jetuar në Britani në vitet e 90-ta, ishte një mënyrë absurde të besoje që vendi ynë ku kam lind ka shanse të çlirohet, nuk kam guxuar as të besoj atëherë, as të filloj të besoj kur kam dal prej shtëpisë këtu. Kam prit që kur nuk do të kthehem në shtëpinë time sepse ashtu kanë qenë rrethanat, kanë qenë kundër neve, por me iniciativën tuaj Tony Blair e kam fituar besimin me këtë arsye jo vetëm unë por të gjithë shqiptarët e Britanisë mburren me ju edhe sot me gjithë zemër dhe ne për Britaninë siç keni dhënë ju për Kosovën. Pra kjo është një vepër e juaja një pik e madhe qe i ka prek e i ka shpëtu, i ka transmetu shumë jeta të qytetareve të Kosovës”, ka theksuar Rama.
Ai ka theksuar se Tony Blair, është hero e mik i Kosoves. Sipas tij, Kosova do ta kujtoj dhe do ta nderoj përgjithmonë.
Kryetar i kuvendit të Komunës, Fehmi Kupina, në emër të të gjithë asamblistëve, i shprehur falënderimet për ndihmën dhe kontributin që Blair ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Sot para nesh është një figurë kryesore që në momentet me të vështira ishte faktori kryesore. I nderuar nuk ka fjalë e shkronjë që mund të përshkruaj falënderimin tonë për lirin dhe zhvillimin e vendit tonë. Ne emrin tim personal dhe Kuvendit komunal iu shpreh mirënjohje e falënderime për kontribut tuaj”, ka theksuar ai./rtk/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...