Tension në Kuvend/Zyba dhe Shala ia ndërprejnë fjalën Kusari-Lilës, Bogujevci e thërret sigurimin

13:07 | 2 Maj 2024
E.G

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka kërkuar nga sigurimi që të largojë deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin nga PDK-ja, Ferat Shala pasi që të njëjtit  ia kanë ndërprerë fjalën shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila në seancën ku po diskutohet për raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka ndërhyrë dhe ka qortuar deputetët, derisa ka ftuar sigurimin të ndërhyjë.

“Po e shkelni rregulloren. Z.Zyba, z.Shala në vendin e juaj”, tha Bogujevci.

“Sigurimi e hekni prej sallës z.Zyba dhe z.Shala. Tani largoni deputetët që i përmenda. E kam të pamundshme që në secilën seancë, ku burrat çohen në këmbë dhe të më tregojnë mua se si ta bëj interpretimin e rregullores. Mjaft më”, u shpreh ajo.

Pasi që sigurimi nuk hyri në sallë, Bogujevci tha se deputetët në fjalë nuk do të kenë të drejtë fjale./Arbresh.info/

Të ngjashme