Telefonoi policinë dhe iu tha se ka për të kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari

09:11 | 23 Janar 2022
A. B.

Një person është arrestuar pasi u ka thënë zyrtarëve policorë se ka për ta vrarë një person.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur në Pejë, ndërsa me lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, shkruan arbresh.info

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Pejë 22.01.2022 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kanosur duke iu thënë zyrtarëve policor se ka për ta vrarë një person. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje- thuhet në raport. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme