Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan ka gjobitur dy shoferë të cilët kanë bërë tejkalime në vijë të plotë në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë më saktë në fshatin Llabjan.
Policia bën të ditur se ndaj tyre është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, dy pikë negative dhe i janë konfiskuar patent shoferët për 3 muaj, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar dy foto në të cilat qartë shihen vozitës, ku njëri ishte duke drejtuar autobusin e tjetri një mjet transporti mallrash, ku që të dy kanë tejkaluar në vijë të plotë në aksin rrugor Gjilan –Prishtinë më saktë në fshatin Llabjan, me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë në kundërshtim me rregullat e trafikut.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikojë kundërvajtësit ndaj të cilëve sipas nenit 70 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 3 kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe kanë konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.”, thuhet tutje.
Tutje, policia i ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që të gjitha kundërvajtjet të lajmërohen në stacionin më të afër policor. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...