Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ftuar nga Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banožić sot do të marrë pjesë në Panairin Tradicional të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore të
Detit Adriatik (Adriatic Sea Defense and Aerospace 2021).
ASDA në Split është ekspozita më e madhe e pajisjeve dhe armëve ushtarake në atë zonë. Ministri Svçla theksoi se kjo është një mundësi e mirë e njoftimit me të arriturat e fundit në industrinë e armëve dhe pajisjeve ushtarake si dhe vendosjen e bashkëpunimit me shumë shtete që e kanë të zhvilluar dhe të avancuar këtë industri.
Përgjatë kësaj ekspozite ministri Sveçla do të zhvilloj takime bilaterale edhe me homologët e tij që përfaqësojnë shtetet aleate të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...
Isak në top formë, shënon gol në ndeshjen e pestë radhazi