Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sevçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës për operacionin e suksesshëm që rezultoi me kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, në vlerë 200 deri 250 mijë euro.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky sukses i policisë shtë dëshmi se Republika e Kosovës nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi, shkruan Arbresh.info.
“Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug. Ky sukses i Policisë sonë është dëshmi se Republika e Kosovës nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi. Ndërkohë që po eliminojmë strofullat e drogës gjithandej vendit, Republika jonë po forcon gjithnjë e më shumë pikat kufitare për të ndaluar “eksportin dhe importin” e çfarëdo ilegaliteti.”, ka shkruar mes të tjerash Sveçla./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Sekuestrohen në Merdar 10 kg heroinë me vlerë rreth 200 mijë euro
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...