Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë ditës së sotme ka bërë rrugë nga Bërnjaku deri te Tuneli i Mitrovicës me biçikletë.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla tha se në nderim të heroit Enver Zymeri, në vendin ku ai ra dhe gjindet pllaka përkujtimore kanë bërë një minutë heshtje, shkruan Arbresh.info.
“Sakrifica e tij dhe Heroit Afrim Bunjaku dhe angazhimi i gjithë kolegëve të tyre, bënë të mundur që ne të shijojmë këtë aktivitet dhe bukuritë natyrore të Liqenit të Ujmanit dhe maleve përreth.”, ka shkruar ai.
Në këtë aktivitet, ministri Sveçla ka marrë pjesë me ftesë të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe grupit Marakli t’Biciklave.
Ndryshe, pjesëmarrës kanë qenë edhe Ministri Elbert Krasniqi, Zëvëndësministrja Daulina Osmani, Drejtori i Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe deputetja Fitore Pacolli./Arbresh.info/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...