Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mbajtur konferencë për media ku ka folur edhe për rastin e Banjskës dhe ekstradimin e kryeterroristit Millan Radoiçiq.
Ajo tha se partnerët ndërkombëtarë duhet t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që ajo t’i dorëzojë kriminelët e luftës dhe ata që kryejnë sulme terroriste në kohë të paqes, raporton Arbresh.info.
Në një konferencë për media, Haxhiu tutje tha se dy herë radhazi, institucionet e Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë, i janë drejtuar Serbisë për ofrimin e provave që ndërlidhen me terroristin, Milan Radoiçiq, por edhe të tjerët që morën pjesë në sulmin e Banjskës.
“Serbia nuk ka kthyer përgjigje, por siç e dini ajo çfarë ka ndodhur së fundmi është Ministria e Drejtësisë i është referuar me kërkesë institucioneve të Republikës Kosovës. Nëse e shohim kërkesën ne nuk mund ta ndajmë me publikun sepse janë çështje të ndjeshme, por për t’iu referuar në përgjegjësi kërkon prova për këtë rast. Duhet ta ketë të qartë Serbia që i vetmi shtet që ka të drejtë ta hetojë këtë rast është Republika e Kosovës, në këtë rast Prokuroria Speciale e Kosovës dhe në anën tjetër në vend që të bëjë kërkesa të tilla që lënda të transferohet në Serbi, e rëndësishme është që të gjitha provat lidhur me këtë rast, Serbia t’i dorëzojë në institucionet e Kosovës, në këtë rast përmes Ministrisë së Drejtësisë në Prokurorinë Speciale. Kërkesa e Serbisë është refuzuar dhe bie ndesh me nenin 85 të ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar”, tha ajo.
Ajo tutje tha se nuk ka presion mbi Serbinë për dorëzimin e kriminelëve.
“Është tejet e rëndësishme që partnerët tanë t’i bëjnë presion Serbisë që Serbia t’i dorëzojë kriminelët e luftës e edhe ata që kryejnë sulme terroriste, cenojnë rendin kushtetues në kohë të paqes. Nuk ka presione për Serbinë që të dorëzojë kriminelët dhe poashtu të bashkëpunojë me Kosovën në mënyrë që të sjellen para drejtësisë këta kriminelë. Kjo për mua është shqetësuese sepse kësisoj Serbia u shndërrua në një vend ku gjejnë strehë edhe kriminelët e luftës e edhe ata që kryejnë krime në kohë të paqes. Ky presion duhet të bëhet dhe të vazhdojë dhe të mos ndalet derisa Serbia të bëjë veprimin e duhur”, tha më tej ministrja Haxhiu./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...