Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme

06:58 | 16 Tetor 2024
E.G

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dje ka paralajmëruar se nga ora 12:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri tha se do të diskutohet për raportimet për faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit dhe përgjimet e publikuara.

“Nesër nga ora 12:00/h, në emër të 41 deputetëve të opozitës kemi ftuar Seancë të Jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për të trajtuar keqpërdorimet e rreth 11 milion eurove të faljes së kundërligjshme të borxheve të kompanive ambalanzhuese të ujit nga Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti, për të cilin rast tashmë ka edhe të arrestuar, e procesi është nën hetime penale. Në këtë seancë, domosdoshmërisht do të trajtohet edhe udhëheqja e kundërligjshme e sistemit tonë energjetik nga Dejona Mihali”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme