Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njofton se sot ka pranuar vendimin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, e cila ka mbyllur çështjen për konflikt interesi, duke konfirmuar se nuk kishte konflikt interesi mes tij dhe pronarëve privatë të Liqenit të Badovcit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky vendim reflekton përkushtimin për transparencë dhe integritet në të gjitha veprimet, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë gjithë këtij procesi, kemi bashkëpunuar plotësisht me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe kemi siguruar të gjitha informacionet e nevojshme për të garantuar një hetim të drejtë dhe të paanshëm. E vlerësoj punën profesionale dhe të paanshme të Agjencisë dhe i falënderoj qytetarët për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.”, ka shkruar ai.
“Puna jonë për transformimin e Prishtinës tonë, nuk mund të ndalet asnjëherë!”, shtoi Rama./Arbresh.info/
në vendimin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit thuhet: “Mbyllet rasti APK-DPKI-06-134/24 për zyrtarin e lartë, Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës, për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme që e argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e konfliktit të interesit”./Arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...