Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, ambasadori Boris Ruge, mbajti konsultime të nivelit të lartë në Sarajevë, Prishtinë dhe Beograd nga 16 deri më 22 gusht 2024.
Ambasadori Ruge theksoi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën dhe përsëriti angazhimin e palëkundur të aleatëve të NATO-s për sigurinë e qëndrueshme, thuhet në një deklaratë të NATO-s.
Ai vuri në dukje bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe afatgjatë midis NATO-s, Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për të konsoliduar stabilitetin rajonal.
“Në Prishtinë, Ruge u takua me znj. Vjosa Osmani dhe zyrtarë të lartë të BE-së, OSBE-së, grupit QUINT (të përfaqësuar nga Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) dhe misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Në lidhje me rihapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi qëndrimin e NATO-s se ‘vendimet duhet të merren përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar’. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si kornizë për zgjidhjen e çështjeve politike në pritje”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të NATO-s.
Tutje është njoftuar edhe për takimet që Ruge pati në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ministrin e jashtëm Marko Gjuriç dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
“Kemi pasur shkëmbime të mira për aspektet e ndryshme të partneritetit NATO-Serbi, të cilin shpresojmë ta thellojmë, dhe për përpjekjet e Aleancës në të gjithë rajonin. Shpresojmë që Serbia të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme të kryera në Kosovë në maj dhe shtator 2023 dhe të luajë një rol pozitiv, bazuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, me të gjitha shtetet në rajon”, citohet Ruge në këtë komunikatë.
Ndërkaq, rreth takimeve me Presidencën dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë Ministrin e Punëve të Jashtme Elmedin Konakovic dhe Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën Christian Schmidt, Ruge pohoi se: “NATO ka qenë e angazhuar në Bosnje dhe Hercegovinë për 3 dekada; ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe nuk do të lejojmë të shfaqet asnjë lloj vakumi sigurie”.
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...