Rritja e rasteve me Covid-19, MSh thirrje për vaksinim personave mbi 12 vjeç

18:29 | 19 Janar 2022
Përparim Bublaku

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë thirrje personave mbi moshën 12 vjeçare të vaksinohen pas rritjes së numrit me të infektuar.

MSh ka thënë se Omicron është bërë variant dominues.

“Varianti Omicron i koronavirusit tanimë është bërë variant dominues në qarkullim. Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, sidomos format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, i bëhet thirrje popullatës së moshës mbi 12 vjeçare e lartë që të vaksinohet. Me dozën pērforcuese dhe dozën e tretë ndërkaq, mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare, në secilën komunë në Kosovë”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme