Në lidhje me rastin në Llaushë të Skenderajt, arbresh.info ka intervistuar edhe avokatin Musa Damati, i cili ka thënë se ndaj policëve të rastit Inspektorati Policorë i Kosovës (IPK), duhet auditojë apo të hetojë shkeljet eventuale në lidhje me rastin në fjalë.
“Rastet e dhunës në familje janë mjaft të përhapura në shoqëri, dhe ato duhet të trajtohen me një vëmendje të posaçme profesionale, ndërsa rasti konkret patjetër se është tragjik, dhe IPK-ja duhet të auditoj apo hetojë shkeljet eventuale të policëve përgjegjës të cilët e kanë trajtuar rastin!”, tha Damati.
Tutje Damati tha se nga policët përgjegjës është dashur të lëshohet urdhri për mbrojtjeje emergjente e më pas të kalohet në gjykatë për tu kërkuar urdhri për mbrojtje.
“Është dashur nga policët përgjegjës të lëshohet urdhri për mbrojtje emergjente dhe pastaj të procedohet për në gjykatë për urdhrin për mbrojtje”, tha Damati. /arbresh.info/
Lexo edhe
Gjuajti gjashtë plumba mbi trupin e gruas së tij, kërkohet paraburgim për burrin nga Llausha
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...