Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se vizita e sentaroit Bob Dole ishte pika e kthesës ku paralajmëroi që zërat tanë do të dëgjoheshin.
Kështu u shpreh ai në ceremoninë e shënimit të 34-vjetorit të vizitës së senatorëve amerikanë të kryesuar nga Bob Dole, shkruan Arbresh.info.
“Sot mbildhemi ta nderojmë një njeri që ndërroi fatin e popullit tonë, na sollin erërat e shpresës. Bob Dole besonte se demokracia do të iu përkaste të gjithëve. Ai erdhi këtu në hotelin Grand me mision për zbulimin e të vërtetës. Në atë kohë Kosova ishte në një trysni të ashpër nga qeveria serbe. Forcat serbe u sulën me brutalitet ndaj mijërave njerzëve që protestuan. Kjo vizitë e senatorit Bob Dole ishte pika e kthesës ku paralajmoroi që zërat tanë do të dëgjoheshin.”, tha ai.
Rama u shprehs e Bob Dole u prit në Kosovën e çliruar si hero.
“Kur senatori Bob Dole në vitin 1999 u kthye në Kosovën e çliruar u prit si hero. Senatori Dole e Meriton epitetin më të madh se jeta. Ai i shërbeu vendit të vetë me guxim të pashoq. Historia do ta kujtojë përgjithmonë senatorin Bob Dole, dhe është histori jetike që këtë histori tja përcjellim brezave tanë.”, shtoi ai.
“Faleminderit senator Bob Dole dhe le ta afirmojmë miqësinë e thellë me shtetet e bashkuara të amerikës. Miqësia mes popujve tanë u bëftë më e fortë.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...
Rizvanolli nesër takon përfaqësues të KOSST dhe KEDS-it
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...