Kryeministri i Shqipërisë,Edi Rama, është ndalur këtë të mërkurë për të folur edhe njëherë për iniciativën Open Balkan dhe për kundërshtitë që ajo ka hasur në Tiranë dhe më së shumti në Prishtinë.
Kreu i qeverisë thotë se qeveria gjermane e mbështet këtë projekt dhe kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për tregun e përbashkët rajonal para samitit BE-Ballkan.
Rama thotë se dera është e hapur për të gjithë, duke nënkuptuar edhe njëherë Kosovën, por thotë se askush nuk do të përfshihet me zor. Kreu i qeverisë u shpreh se Open Balkan është rruga e të ardhmes dhe nuk do të qëndrohet duke pritur sa t’u mbushet mendja atyre që nuk e kuptojnë këtë gjë.
“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 Tetor! Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes”, ka shkruar ai në Twitter.
"ÇUDI"! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s'pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!
— Edi Rama (@ediramaal) August 11, 2021
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza