Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike.
Në të cilën ka miratuar këto vendime:
Vendimin për anulimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 14/186 të datës 24 janar 2024.
Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në vlerë prej 31,530.00 € (tridhjetenjë mijë e pesëqindetridhjetë euro) me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve avokuese për çështjen e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para institucioneve të Bashkimit Evropian, dhe kompensimit të mjeteve të zvogëluara nga Qeveria e Serbisë përmes ndarjes buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar./Arbresh.info/
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...
Vazhdon protesta e punëtorëve të KEK-ut: Nuk do të ndalemi d...