Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar nga M100 Sanssouci Colloquium me Çmimin M100 Media Award për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për punën e saj të palodhur në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave.
Sipas presidencës, Osmani është liderja e parë nga Ballkani që nderohet me këtë çmim, shkruan Arbresh.info.
Në njoftimin e publikuar nga M100, thuhet se Presidentja Osmani: “është e përkushtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike. Ajo angazhohet për mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë si arritje thelbësore, përkundër të gjitha kërcënimeve dhe pengesave”.
Laureat i këtij çmimi është edhe Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Ceremonia e ndarjes së çmimit mbahet më 12 shtator në Orangery of Sanssouci Park në Potsdam. Fjalën kryesore me këtë rast do ta mbajë Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz./Arbresh.info/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?