Google ADS

Policia publikon ftesën që i kishte dorëzuar Dardan Molliqajt për paraqitje vullnetare

23:18 | 1 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës, ka publikuar ftesën të cilën ia kishte dorëzuar, Dardan Molliqajt për tu paraqitur vullnetarisht në polici.

Ky publikim siç ka thënë policia është bërë publik me qëllim të informimit të drejtë.
“Me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, Policia e Kosovës publikon ftesën/vërtetimin mbi dorëzimin e thirrjes së dërguar personit D.M”, thotë policia.
Sipas policisë ftesa është dorëzuar në zyrat e PSD-së, por e cila nuk është nënshkruar nga personat që kanë qenë në zyre.

Zyrtarë të PSD-së pas arrestimit të Molliqajt thanë se nuk kishte pasur ftesë për të dhe arrestimin e quajtën të jashtëligjshëm.

Molliqaj është arrestuar sonte, pasi kishte sulmuar një polic të shtunën në protestën kundër shtrenjëtimit të tarifave të energjisë elektrike të propozuar nga ZRrE./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme