Google ADS

Policia konfiskon 70 motoçikleta, 11 patentë shoferë dhe shqipton 402 gjoba gjatë tri ditëve në Gjakovë

19:17 | 6 Maj 2024
E.G

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor për tri ditë ka konfiskuar 70 motoçikleta për kundërvajtje të ndryshme si: tejkalim i shpejtësisë, mos vendosja e helmetës mbrojtëse, pa regjistrim dhe pa doganim etj.

Sipas njoftimit, përveç masave ndëshkuese ndaj motoçiklistëve, gjatë këtyre tri ditëve janë shqiptuar edhe 402 gjoba gjoba të tjera për kundërvajtës të tjerë për: tejkalim të shpejtësisë, tejkalime në vendet e ndaluara, përdorim të telefonit gjatë ngasjes, mos vendosje të rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera, si dhe janë konfiskuar 11 patentë shoferi, shkruan Arbresh.info.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë do të vazhdon me marrjen e masave të ndryshme preventive dhe ndëshkuese, gjithmonë me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve, sidomos ato me pasoja të rënda.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është duke vazhduar me aktivitete policore me qëllim ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor dhe parandalimin e aksidenteve

Gjakovë, 5 maj 2024

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke vazhduar me aktivitete policore me qëllim zvogëlimin e aksidenteve në përgjithësi si dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

Si rrjedhojë e këtij angazhimi, nga data 03.05.2024 deri me datën 05.05.2024, duke marr parasysh numrin e madh të kundërvajtjeve që shkaktojnë drejtuesit e motoçikletave, janë ndërmarr masa preventive dhe ndëshkuese ndaj tyre me ç’rast janë konfiskuar shtatëdhjetë (70) motoçikleta për kundërvajtje të ndryshme si: tejkalim i  shpejtësisë, mos vendosja e helmetës mbrojtëse, pa regjistrim dhe pa doganim etj.

Përveç masave ndëshkuese ndaj motoçiklistëve,  gjatë këtyre tri (3) ditëve janë shqiptuar edhe katërqind e dy (402) gjoba të tjera për kundërvajtës të tjerë për: tejkalim të shpejtësisë, tejkalime në vendet e ndaluara, përdorim të telefonit gjatë ngasjes, mos vendosje të rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera, si dhe janë konfiskuar 11 patentë shoferi.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë do të vazhdon me marrjen e masave të ndryshme preventive dhe ndëshkuese, gjithmonë me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve, sidomos ato me pasoja të rënda./Arbresh.info/

Të ngjashme