Policia e Kosovës ka kërkuar ndihëmn e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale vjedhje.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 21 shtator të vitit 2023 në Shtërpcë, shkruan Arbresh.info.
Në njoftim thuhet se deri më tani policia e stacionit në Shtërpcë nuk ka mundur ta identifikojë të dyshuarin.
“Policia Rajonale e Ferizajt kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që ka informacione mbi identitetin dhe vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë, ndërsa të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve