Policia e Kosovës njofton se si rezultat i patrullimeve dhe angazhimeve nga njësite relevante policore, janë siguruar informacione se në një lokacion të komunës së Zubin Potokut, dyshohej se gjenden të fshehura armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake, shkruan Arbresh.info.
“Pas verifikimit të informacionit njësite policore kanë kryer kontrollin në objekte ndihmëse ku në një kotec pule, të fshehura nën kashtë dhe në disa fuçi të mbushura me drithëra u zbuluan disa qese me armë, municion, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake, të cilat janë sekuestruar si dëshmi dhe prova materiale, e që janë si në vijim: Një armë AK-47 e demontuar, Shtatë karikatorë për AK-47 me nga 30 fishekë, 12 fishekë dhe të zbrazët, Pjesë të ndryshme për armë me një kuti plastike, municion të kalibrave të ndryshëm, një helmetë ushtarake, dhjetë rripa për uniforma ushtarake, një kapelë ushtarake, dy çantë ushtarake, një shall kamuflazhi për snajper, një këllëf ushtarak për karikator të armës së gjatë, disa jelekë taktikë ushtarakë, prodhim kinez, disa uniforma, xhaketa, këmisha, pantallona, rripa dhe kapela ushtarake me emblema e mbishkrime të llojeve të ndryshme, përfshirë ato ruse etj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje policia njofton se janë të angazhuar në ruajtjen e pronës publike dhe asaj private, si dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë, në mënyrë që qytetarët e asaj zone të kenë një jetë më të qetë e më të sigurt./Arbresh.info/
Kurti ngritë shqetësimin tek presidentin e Këshillit Evropia...
“Mos ma përmend çikën”, përplasje e ashpër mes Xuxit e Gresë...
Kurti sonte takon mërgatën në Bruksel
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në L...
Policia shqiptoi 1 mijë e 510 gjoba brenda 24 orëve
112 vite diplomaci shqiptare, Hasani: Forcojmë pozicionin e ...