Policia arreston njërin nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

08:55 | 28 Maj 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një 67 vjeçar të dyshuar për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në Prizren, shkruan Arbresh.info.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 27.05.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin A. L (viti i lindjes 1957, mashkull kosovar shqiptar).”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim te dyshuarin për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/

Të ngjashme