Policia e Kosovës ka hasur në dy kundërvajtës të cilët ishin duke zhvilluar gara tё shpejtёsisё brenda vendbanimit nё Istog.
Sipas njoftimit, shoferët janë gjobitur me nga 500 euro gjobë, pesë pikë negative dhe 12 muaj masë mbrojtëse, shkruan Arbresh.info.
Tutje, policia ka bërë apel që qytetarët të respketojnë ligjet dhe shenjat e komunikacionit.
Njoftimi:
Stacioni Policor nё Istog, vazhdon punën në implementim të ligjit 08/L-186, për rregullat në komunikacion rrugor, me datё 29.04.2024, gjatё patrullimeve rutinore kanё hasur dy kundёrvajtёs tё cilёt ishin duke zhvilluar gara tё shpejtёsisё brenda vendbanimit nё Istog.
Pёr kundёrvajtёsin (1) ёshtё shqiptuar fletgjoba:
Pёr kundёrvajtёsin (2) ёshtё shqiptuar fletgjoba:
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor.
Apelojmё tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik./Arbresh.info/
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot