Persona me maska dhe uniforma ushtarake gjuajnë me armë dy persona në Rahovec

09:45 | 31 Tetor 2024
E.G

Dy persona në Rahovec kanë raportuar se derisa ishin duke bartur dru në drejtim të tyre kanë gjuajtur me armë dy persona të panjohur.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit ishin të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake, shkruan Arbresh.info.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm ndërsa thuhet se nuk ka të lënduar.

“VRASJE NË TENTATIVË Rahovec  30.10.2024 – 13:30. Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar  se derisa ishin duke bartur dru, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë dy persona të panjohur, të maskuar  dhe të veshur me uniforma ushtarake. Njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme