Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti, në vitin 2021 mund të veçohet edhe për përplasje e akuza me organet e drejtësisë (Këshillin Prokurorial) dhe sindikatat e pavarura të punëtorëve.
Në fakt raste të tillë nuk kanë ndodhur në qeveritë e kaluara.
Këto përplasje filluan pas tre muajve të Qeverisë Kurti II.
E para ishte ajo në mes të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës.
Kjo nisi kur këta të fundit kërkuan pagesë për orët shtesë të mësimit të cilat Ministria e Arsimit kishte vendosur të mbahen për të zëvendësuar orët e humbura për shkak të pandemisë, shkruan arbresh.info.
“SBASHK i drejtohet Drejtorive Arsimore që përmes drejtorëve të shkollave të pajisin me vendime individuale secilin mësimdhënës që e angazhojnë në mësimin plotësues duke precizuar sa orë do t’i mbajnë, në cilën kohë e në cilin vend. DKA-të të mos harrojnë se norma javore është 20 orë mësimi dhe se në Kontratën Kolektive të Arsimit saktësohet se çdo orë e mbajtur mbi këtë normë duhet të paguhet si orë e rregullt. Në të kundërtën SBASHK u drejtohet me apel anëtarësisë, pra punëtorëve në Arsimin Parauniversitar , që të mos fillojnë me mësimin plotësues”, thuhej në reagimin e SBAShK-ut.
Këtë ministrja e Arsimit e kishte quajtur kërcënim, duke akuzuar SBASHK-un se është e ndikuar nga politika, e që i referohej qeverive të kaluara.
“Fatkeqësisht për rezultatet e ulëta në arsim përgjegjës janë edhe SBASHK-u si përfaqësues të mësimdhënësve. Prandaj, është koha për punë sepse të gjithë e kemi obligim ta mbrojmë interesin më të mirë të fëmijëve. Kërcënimet e ikja e përgjegjësisë na kanë dëmtuar shumë. Kjo duhet të marr fund”, kishte reaguar ajo.
Por, kjo nuk ishte e vetmja përplasje mes ekzekutivit dhe institucioneve të cilat nuk janë nën ombrellën e saj.
Një ngrirje e bashkëpunimit ndodhi ndërmjet institucioneve të Drejtësisë, përkatësisht Këshillit Prokurorial dhe Ministrisë së Drejtësisë.
E kësaj i parapriu një deklaratë e tzv.ministrit të Drejtësisë, Besnik Sallahu, i cili ka thënë se prokurorët në Kosovë, janë të lidhur me krimin. Kjo kishte “hidhëruar” prokurorët, të cilët kishin kërkuar distancim nga kjo deklaratë nga e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila nuk e kishte bërë një gjë të tillë.
KPK kishte vendosur që për një kohë të bojkotojë të gjitha aktivitet e takimet e Ministrisë së Drejtësisë që lidheshin me reformën në drejtësi, shkruan arbresh.info.
Në përplasje të tilla nuk mungoi as i pari i Qeverisë, Albin Kurti.
Në kohën kur po përgatitej miratimi i buxhetit për vitin 2022, sindikatat e pavarura të sektorit publik, kërkuan miratimin e Ligjit të Pagave, ndërsa paralajmëruan protesta e bllokim të shërbimeve nëse një gjë e tillë nuk ndodh.
E Kurti në një konferencë për medie kur u pyet për kërkesat e punëtorëve shëndetësor, nuk premtoi se do të përmbushen, por tha “ndryshimet që janë bërë në politikë duhet të bëhen edhe fushat tjera që të përmirësohet gjendja”.
Kjo kishte ngjallur reagime nga udhëheqësit e sindikatave.
“E drejta për t’u anëtarësuar në sindikatë është vullnetare, më pastaj edhe zgjedhja e udhëheqësve është vullnetare. Zgjedhjet nëpër federata bëhen në mënyrë demokratike, ne si sindikata nuk i ndërhyjmë askujt”, kishte thënë Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.
“Është hera e parë që nga paslufta që një qeveri e jep një deklaratë të tillë. Për atë se kush e udhëheq një sindikatë nuk e vendos Qeveria dhe asnjë ministri, vendos vetëm anëtarësia e atij sektori,” ishte reagimi i kreut të SBASHK-ut.
Blerim Syla, kryetar i Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, i kishte quajtur kërcënime deklaratën e kryeministrit.
“Shoku Kurti sikur e ke tepru me kërcënime dhe shantazhe ndaj emrit Dr. B. Syla, por po ju rikujtoj: “KOHA E DIKTATORËVE KA KALUAR dhe çdo tendencë e jotja do të dështoj”, kishte shkruar Syla në rrjetet sociale./arbresh.info/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...