Në mbledhjen e sotme Komisioni për Legjislacion, e thirru për të shqyrtuar raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe Ministrat, si dhe planin e punës së këtij komisioni për sesionin vjeshtor, ka krijuar përplasje mes deputetëtve të pozitës dhe opozitës.
Kryetari i komisionit, Adnan Rrustemi ka shprehur shqetësime në lidhje me realizimin e planit të punës.
Ai theksoi se, megjithëse plani reflekton në masë të madhe agjendën legjislative, nuk është përmbushur në përpikmëri
“Plani i punës nuk është përmbushur në përpikëmëri plani i punës reflekton në masë të madhe siç e dimë planin legjislativ është çështje tjetër se sa do të jetë e mundur po ose jo që të përmbushet asnjëherë në asnjë legjislacion plani i punës nuk është përmbushur në përpikmëri pir megjithatë është një lloj orientimi për punën e komisionit, unë propozoj që ta miratojmë”, tha Rrustemi.
Pas kësaj i replikoi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa duke theksuar rëndësinë e vullnetit të anëtarëve për të pasur një plan pune.
Ai shprehu shqetësim për funksionimin e seancave, duke vënë në dukje se mazhoranca shpesh largohet nga seancat.
Beqa, me një ton të qeshur, u shpreh se “jeni një shembull interesant, madje për t’u përfshirë në librin e Guinness”.
“Vullneti i antarëve ekziston si plan pune dhe r kemi obligim me e pas një plan pune, por nëse nuk funksionon seanca iku mazhoranca prej seance përime është rast i veçant veq në Kosovë kam pa me ik mazhoranca me ik shumica ndodh me lëshu sallën opozita po me e lshu sallën mazhoranca jeni shembull interesant jeni për libër të Guinness me shumë sene por edhe për këtë nuk e di qysh kemi me mujt me e realizu, por nëse nuk funksionon kuvendi na kot mundemi me bë plan pune”, tha Beqa./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...