Sonte në Gjilan është përmbyllur edicioni i 31-të me radhë i manifestimit mbarëkombëtar ‘Flaka e Janarit 2022’, i cili në mënyrën më sublime nderoi sakrificën e dëshmorëve përmes trajtimit dhe afirmimit të vlerave artistike.
Ky manifestim u mbajt në vitin jubilar, 40-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës, andaj në hapje të këtij edicioni të „Fest Flakës“ këngëtari Korab Shaqiri ka kënduar këngën „Këngë e pambaruar“ e kompozuar nga Naim Gjoshi, me tekst të Ilir Shaqirit dhe Engjëll Gjokajt, e orkestruar nga Valton Beqiri.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në rolin e nikoqirit, ka thënë se përmes këtij manifestimi unik, kulturor e artistik nderohen përjetësisht dëshmorët e të rënët për lirinë të cilën e gëzojmë ne sot.
„Flaka e Janarit“ përkujton heroizmin e vëllezërve Gërvalla, Kadri Zekës, Rexhep Malajt e Nuhi Berishës, të cilët flijuan gjithçka për kombin, kurse rikthen edhe pjesën tjetër, atë artistike e kulturore, e cila edhe sot e kësaj dite frymëzon gjeneratat që vijnë pas tyre.
Hyseni ka folur për të gjitha aktivitetet që u zhvilluan në këtë „Flakë të Janarit“ e që ishin të shumta në këtë përvjetor.
‘Edhe në vitin që vjen e viteve që na presin „Flaka e Janarit“ do të jetë edhe më e begatshme e flakadanët do të ndizen, kujtimet do të rikthehen, heronjtë do të ngjallen mes nesh e brezat e rinj do të mësojnë për heronjtë tanë“, ka thënë Hyseni, duke shpallur të hapur „Fest Flakën“, thuhet në njoftimin e komunës.
Në pjesën artistike janë paraqitur: „Për mu paska qenë kismet“ – Genta e Greta Azizi, „Seç po frynë një fllad pranvere“ – Merita Sahiti, „Ja na erdhi tash pranvera“ – Mefail Ibrahimi, „Po më rreh zemra si valë deti“ – Herolinda Bucaliu, „Ç’na qudite me bukuri“ – Rina Kurteshi, „Të kam dasht dhe të dua“ – Leotrimi.
Drejtor artistik i këtij edicioni ishte Mehmetali Arifi, derisa formacioni orkestral i Trupës Artistike Muzikore, që u shqua për interpretim, u drejtua nga Mentor Latifi.
Më pas interpretuan edhe këta këngëtarë: Hatixhe Nushi – „Kosovarja e Bukur“, Majlinda Bajrami – „Vallë si qenka bërë dynjaja“, Visar Peja – „ Të deshta me hakikat“, Ylberina Abdyli me potpuri nga jugu, „Karajfili i kuq si gjaku“ – Egzona Salaj, „Këngë për Çerçiz Topullin“ – Enkelejda Arifi, „Ndale djallin moj Evropë“, „Pa bashkim nuk ka fuqi“ – Kastriot Tusha, Hekuran Bllaca dhe Burim Demiri.
Në këtë manifestim janë përkujtuar edhe të gjitha ata që kanë dhënë kontribut për „Flakën e Janarit“ e që nuk janë në mes nesh dhe pranë emrave të të cilëve janë vendosur lule.
Më plaket u nderua Florent Boshnjaku, kompozitor edhe atë për afirmimin e vlerave autoktone muzikore, të cilën ia ndau kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili njëherësh e ka shpallur të mbyllur për sivjet manifestimin „Flaka e Janarit 2022“.
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pa...
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...