Google ADS

Përleshje me mjete të forta në një shkollë në Gjakovë, tre nxënës marrin lëndime

12:21 | 13 Maj 2024
E.G

Tre nxënës janë lënduar pas një përleshjeje në një shkollë në lagjen “Dardania” në Gjakovë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policies për rajonin e Gajkovës, Sheremet Elezaj i cili tha se bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore të shkaktuara nga mjetet e forta.

Sipas tij, fëmijët kanë liruar nga spitali.

Ai tha se rasti është duke vazhduar në procedurë të rregullt.

“Rreth orës 10:00 është raportuar se tre fëmijë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një shkollë në lagjen “Dardania” në Gjakovë. Pasi kanë pranuar ndihmën e nevojshme mjekësore janë liruar nga spitali (sipas personelit mjekësor dhe hetimeve të para të zhvilluara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga mjete të forta). Policia ju ka përgjigjur rastit dhe është duke u vazhduar me procedurë të rregullt hetimore.”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme