Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë një konference për media ka thënë se me angazhimin e madh dhe këmbëngulësinë e vazhdueshme tek institucionet përgjegjëse Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka arritur që pronën e saj pas shumë vitesh keqpërdorimi e tjetërsimi ta kthej në emër të saj.
Në konferencën të cilën e ka mbajtur në hapësirat e kësaj prone, e cila gjendet në Zonën Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë, vlera e së cilës arrin në 4 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
Ministri Peci ka theksuar se pas pronave në Ulpianë dhe në Stankaj të Pejës, ky rast, për të cilin po flasim sot është një ndër rastet më bizare që kanë ndodhur karshi tentimit për tjetërsim dhe abuzim flagrant të pronave shtetërore.
“Si vazhdimësi e sensibilizimit vazhdojmë që ta njoftojmë opinionin publik dhe organet e rendit e drejtësisë, për shkeljet flagrante ligjore, të cilat kanë autorë e për të cilët institucionet e drejtësisë duhet të japin vendimin dhe epilogun meritor. E na është dashur shumë angazhim dhe sensibilizim publik e kërkesa ndaj institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve: Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Drejtorisë për Kadastër të Komunës së Prishtinës për dhënien e historiatit të mënyrës së bartjes së kësaj prone nga MBPZhR tek Jovica Deniqi. E si rezultat i këmbëngulësisë sonë, akterët e lartcekur që kanë marrë vendime skandaloze dhe kriminale me vite në përvetësimin e pronës shtetërore tek individë e konkretisht të kësaj ngastre në vlerë rreth 4 milion euro; prona i është kthyer titullarit, Ministrisë së Bujqësisë”, ka thënë Ministri Peci.
Ministri i BPZhR-së, Faton Peci ka treguar se nga të dhënat që posedojnë, që nga viti 2010 deri në vitin 2020 janë rreth 100 hektarë tokë të tjetërsuara, objekte e prona afariste, që kanë ndërruar titullarin në mënyrë të dyshimtë përmes metodës së identifikimit të disa pjesëtarëve të komunitetit serb ish zyrtarë të Institutit të Bujqësisë së Kosovës.
“Secili duhet ta bartë peshën e përgjegjësisë karshi këtyre veprimeve skandaloze e kriminale dhe të përballet me organet e rendit dhe drejtësisë. Ofroj, bashkëpunimin tim si Ministër, organeve të rendit dhe drejtësisë për çdo informacion që posedojmë si institucion”, ka thënë Ministri Peci.
Ndryshe, kjo parcelë me numër 1559/1 me një sipërfaqe prej 1 hektar e 34 ari, me vlerë të përafërt prej 4 milionë euro, pronë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në vitin 2020 është bartur tek pronari Jovica Deniq.
Në aktvendimin e nxjerrë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në dhjetor të vitit 2020, ishte obliguar Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Prishtinës që të bëjë ekzekutimin e Aktgjykimit të shtatorit të 1996, ku parcela në të cilën ndodhemi sot, i është bartur në pronësi Jovica Deniqit. Drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës më Maj të 2019 si dhe në gusht të 2020-tës kishte refuzuar fillimisht kërkesën e Jovica Deniqit, për shkak të konstatimit të zbrazëtisë ligjore për ta bartur pronën në pronësi të Deniqit.
Mirëpo, në Janar të vitit 2021, e njëjta drejtori nxjerrë aktvendimin me të cilin është ekzekutuar në regjistra kadastral aktvendimi i datës 11.12.2020 kurse me date 21.06.2021 drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës bazuar në shkresën e lëshuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës të datës 17.05.2021, ka nxjerrë aktvendimin me të cilin është plotësuar aktvendimi i nxjerrë nga Drejtoria e Kadastrit me datë 19.01.2021 me të cilin Jovica Deniq, është bërë pronar i kësaj ngastre kadastrale në të cilën ndodhemi.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...