Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas vendimit të fundit të deputetëve të pozitës, të cilët nuk votuan mocionin e PDK-së pë të debatuar pas vendimit të ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Përmes një shkrimi në facebook, Pacolli ka shkruar se, ”Deputetët e pozitës duhet ta kuptojnë se s’ka gjë më të rëndësishme se sa diskutimi për një problem të madh që iu shkaktohet qytetarëve sic është shtrenjtimi i rrymës”., raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
E pakuptueshme qasja e deputeteve te Kuvendit të Kosovës në raport me interesat e qytetarëve të Kosovës.
Deputetët e pozitës duhet ta kuptojnë se ska gjë më të rëndësishme se sa diskutimi për një problem të madh që iu shkaktohet qytetarëve sic është shtrenjtimi i rrymës.
Qytetarët janë ata që e mbushin bugjetin e Kosovës me kontributet dhe taksat tyre dhe para tyre duhet të japin llogari këta deputet. I lig dhe i pa përgjegjëshem është veprimi i tyre sot se si iu shmangën debatit për shtrenjtimin e energjisë. Qytetarët do të iritohen shumë kur në fund të muajit faturat të cilat so tu vijnë do të jenë të papërballueshme.
Nuk di si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrejtimeve të produkteve dhe shërbimeve bazike jetësore??????./arbresh.info/
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve me ...
Abdixhiku me telegram ngushëllimi për familjen Berisha: Kont...
Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ...
Roth për protestat në Serbi: Të qëndrojmë për liri dhe demok...
“Kam humbur diçka që lashë jashtë për ty”, Xheneta plas në v...