Komuna e Prishtinës ka mbajtur ceremoninë e shënimit të 34-vjetorit të vizitës së senatorëve amerikanë të kryesuar nga Bob Dole.
Me rastin e kësaj presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se sot ngjarjet e 34 viteve më parë në sheshin e Prishtinës, mijëra protestues brohorisnin për liri nën regjimin e ashpër të Millosheviqit, raporton Arbresh.info.
Osmani ka thënë se 29 gushti shënon fillimit e rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë.
“Regjimi brutal i Millosheviqit u përpoq ta shtyp dhunshëm protestën, por nuk arriti ta shtyp asnjëherë shpirtin e popullit tonë për liri, demokraci e pavarësi. 29 gushti i vitit 1990 shënoi fillimin e rrugëtimit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë, dhe siç kishte thënë pas proteste edhe vet senatori Bob Dole: ‘liria po vjen, demokracia po vjen”, ka thënë Osmani gjatë ceremonisë së organizuar nga Komuna e Prishtinës.
“34 vjet më parë ishte po ky shesh me mijra protestues ku zëri i tyre kumbonte liri, liri . Regjimi i milllosheviqit u perpoq ta shtypte popullin tonë. Të prirë nga senatori Bob Dole në Prishtinë panë dhe u tmerruan nga regjimi i Millosheviqit”, tha Osmani.
Osmani tha se sot ky shesh që dikur ishte i mbushur me protestues, tanimë është i qetë, dhe Amerika qëndron përkrah nesh.
“Sot ky shesh është i qetë e Amerika është këtu me ne. Thirrja jonë për drejtësi u dëgjua. Një bust i senatorit Bob Dole dhe një shtatore Bill Clinton janë një histori e ngërthyer në 34 vjet. Kjo histori nuk do të nisej pa të atin e pavarsisë sonë, presidentin historik Ibrahim Rugova”, pohoi Osmani.
Në fjalën e saj, Osmani përmendi edhe shtatoren e protestuesit Faik Rexhepi, ku sipas saj kjo është një dëshmi e përjetshme e aspiratës së popullit kosovar për liri, pavarësi dhe demokraci.
“Shtatorja e protestuesit Faik Rexhepi është dëshmia e popullit të epur për liri e pavarsi e demokraci. Ky delegacion bënë që zëri yn të dëgjohet. Ne nderojmë kujtimin e asaj vizite. Zoti e bekoftë Kosovën dhe zoti i bekoftë aleatët tanë.”, përfundon Osmani./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...