Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën

09:14 | 27 Nëntor 2024
E.G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u prit me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar: ‘Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet, që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi.”

Po ashtu, ajo tha se diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme