Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet në orën 11:00, shkruan Arbresh.info.
“Amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID.”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas takimit do të deklarohen për media./Arbresh.info/
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...