Nisma Social Demokrate dhe PDK kanë arritur marrëveshje për balotazhin në Prizren.
Në njoftimin e degës së Nismës në këtë komunë thuhet se kjo parti do ta mbështesë kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj.
“NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të raundit të parë me 17 tetor, si dhe në frymën e përcaktimit për një qeverisje ndrsyhe në qytetin tonë, ka vendosur që në balotazh me 14 nëntor, të mbështet kandidatin Shaqir Totaj (PDK-në).
NISMA në Prizren edhe në të kaluarën i ka shërbyer ndryshimit, ndryshim që për fat të keq para katër viteve ka qenë më shumë deklarativ se përmbajtësor, e për të cilën edhe qytetarët u bindën se qeverisja e keqe e viteve të fundit duhet të gjykohet me votë, për të cilën strukturat tona të degës dhe nëndegëve, si dhe gjithë aktivistët dhe simpatizantët kudo që veprojnë në komunën e Prizrenit, do të kontribojnë për ndryshim që me të drejtë e presin qytetarët e Prizrenit.
Mbështetja për Shaqir Totajn me 14 nëntor, është edhe mbështetje e projekteve tona të prezantuara gjatë fushatës nga kryetari Nismës në Prizren, Zafir Berisha”, thuhet në njoftim.
Totaj në balotazh do të përballet me Mytahe Haskukën e Vetëvendosjes./arbresh.info/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...