Google ADS

Nisin gërmimet arkeologjike në Cernicë të Gjilanit që çojnë drejt zbulimeve të reja historike

20:21 | 15 Korrik 2024
E.G

Kanë nisur gërmimet në lokalitetin arkeologjik në Cernicë të Gjilanit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook thotë se Gradina e Cernicës po konsiderohet një nga vendbanimet e periudhës së hekurit dhe asaj helenistike, që përfshinë periudhën e Mbretërisë Dardane, është tani në qendër të vëmendjes.

Çeku ka theksuar se arkeologjia po trajtohet me prioritet në Kosovë.

“Përmes zbulimeve arkeologjike tregohet historia e lashtë e vendit tonë.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme