Nis takimi i Ramës me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky

09:18 | 28 Shkurt 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë ka mirëpritur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky para mbajtjes së Samitit për Ukrainën.

Në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore.

Ndryshe, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski ka mbërritur mbrëmë rreth orës 23:00 në Shqipëri. Avioni i presidentit ukrainas, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orën 23:00 të mbrëmjes së kësaj të marte./Arbresh.info/

 

Të ngjashme