Sot Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET) po mban debat mbi temën “Roli i Inteligjencës Artificiale (IA) në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Sigurinë Kombëtare: Përdorimi dhe Keqpërdorimi i IA-Sfidat dhe Pasojat e Teknologjive të Avancuara”.
Në këtë debat po marrin pjesë Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme, si dhe ekspertë të shquar për të diskutuar ndikimin e IA-së në sigurinë kombëtare dhe përpjekjet kundër terrorizmit, me fokus të veçantë në sfidat etike, ligjore dhe ato që lidhen me privatësinë, të cilat sjellin teknologjitë e avancuara.
Temë diskutimi është se si Inteligjenca Artificiale mund të përdoret në mënyrë efektive për të përmirësuar sigurinë, duke adresuar njëkohësisht rreziqet e mundshme të keqpërdorimit të saj./Arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare