Ngritet aktakuzë ndaj tetë personave për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin, sekuestrohet një pronë

11:43 | 10 Qershor 2024
E.G

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh., dhe V.M., me dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas prokurorisë, i pandehuri H.H. ngarkohet edhe me akuzën për kryerjen e veprës penale Lidhja e Kontratës së dëmshme, shkruan Arbresh.info.

“Prona e cila është objekt i akuzës, bazuar në Kërkesën e Prokurorisë, është sekuestruar nga Gjykata dhe në bazë të Aktakuzës, PSRK i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë atë dhe e njëjta t’i kthehet sërish pronës publike.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Arbresh.info/

Të ngjashme